Maskat grabisin 70-vjeçaren në Pukë/ Dy autorët e lidhin dhe e dhunojnë në banesë, i marrin pensionin e 3 muajve. E moshu
20 Gusht 2020, 06:40Nga DOSJA
PUKË- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është grabitur një e moshuar në fshatin Kishagji të Pukës. Mësohet se 2 persona të maskuar janë futur nga dera e pasme e banesës ku jeton 70-vjeçara, Mrik Ndoja.
Fillimisht autorët e lidhën me litar dhe dhunuan të moshuarën në krevatin e saj dhe më pas i kërkuan para. Këta të fundit i morën pensionin e 3 muajve dhe një shumë tjetër parash. 70- vjeçarja nuk mundi të reagonte pasi kishte një frakturë në këmbë, teksa autorët e maskuar e goditën atë në krahun e majtë, brinjë dhe kokë. Autorët u larguan me shpejtësi nga vendgjarja dhe më pas Mrik Ndoja njoftoi komshinjtë të cilët e ndihmuan dhe njoftuan edhe ambulancën.
Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe vetë e moshuara. Ajo ka treguar se autorët e kanë rrahuar dhe i kanë marrë para. 70-vjeçarja thekson se nuk i njeh grabitësit dhe i bën thirrje policisë që të zbardhë këtë ngjarje.
Ndoja jeton e vetme në banesë, pasi nuk ka fëmijë dhe burri i ka vdekur disa vite më parë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI-Tranzicioni demografik, me lëvizje të brendshme të popullsisë dhe emigracion të lartë ka bërë që disa qytete shqiptare të renditen ndër të parat n...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë lajmin se Dejan Stakonvic, ish-kapiteni i Interit do të jetë javën tjetër në Tiranë. Ai iu bën thirrje tifozëve që të...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë një intervistë të kryeministrit Edi R...
TIRANË– Shkollat do të rihapen më datë 14 shtator. Me anë të një njoftimi zyrtar, Ministria e Arsimit, ka bërë me dije, se në këtë datë, të gjithë nx...
GRAMSH– Një 40-vjeçar i i dentifikuar si Veladin Latifi, është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshtit Duzhë në Gramsh. Sipas njoftimit të Policisë, trup...
GJERMANI– Pas Italisë, edhe Gjermania ka drejtuar gishtin drejt vende të tjera. Mediat vendase, citojnë kreun e Institutit Shëndetësor gjerman “Paul Ehrlich”, L...
TIRANË– Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth...
TIRANË– Mungesa e provave bindëse për disa veprime financiare me vlerë 292 mijë euro brenda rrethit të ngushtë familjar të prokurorit Blerim Tominaj ...
TIRANË– Situata nga përhapja e virusit po përkeqësohet. Shifrat zyrtare flasin për mbi 3500 të sëmurë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa të dyshuar me koro...