Politike

Këshilli Kombëtar i Integrimit, Knut Fleckenstein: Opozita nuk e pengon reformën në drejtësi

10 Prill 2019, 13:21 Nga DOSJA
Këshilli Kombëtar i Integrimit, Knut Fleckenstein: Opozita nuk e

TIRANË– Është mbledhur Këshilli kombëtar i Integrimit. Fillimisht fjalën e mori raportuesi për Shqipërinë nga PE, Knut Fleckenstein.

Ai u shpreh se qëndrimi i opozitës nuk do ta pengojë realizimin e reformës në drejtësi. Fleckenstein theksoi se qeveria është funksionale dhe se dyert e parlamentit Europian janë të hapura për qeverinë dhe Partinë Demokratike.

Nuk dua të nixs më tej tension në situatën e krijuar në Tiranë. Por ajo që ne biem dakord, dyert tona janë të hapura si për qeverinë, parlamentin dhe Partinë Demokratike. Seanca e ditës së sotme ka një rëndësi të veçantë. Shumë shpejt insitucionet e drejtësisë do të ngrihen dhe do të jenë funskionale. Reforma në drejtësi është kërkuar nga vetë shqiptarët. Unë jam shprehur më parë përsa i përket parlamentit shqiptar dhe nuk dua të përsëris të njëjtën gjë. Jam shumë i lumtur që zv.ndihmës sekretari i shtetit amerikan Matthew Palmer ndan të njëjtin mendim me mua.

Për këtë arsye jam i kënqur që Këshilli Kombëtar po vijon punën e tij, sepse kjo përkthehet në sinjale pozitive. Duke pasur parasysh që kemi një qeveri funksionale, jam optimist përsa i përket ecurisë. Faleminderit,”– tha eurodeputeti.

Më pas ministrja Etilda Gjonaj, u shprehur se Ministria e Drejtësisë dhe qeveria shqiptare ka organizuar çdo nevojë për përmbushjen optimale të krijimit të drejtësisë së re.

“Ka nisur funksionimi i KLGJ dhe KLP. Janë vendosur në dispozicion edhe godina. Përveç buxhetit dhe strukturave fillestare janë shtuar me 25% punonjësit e këtyre institucioneve. Janë rritur edhe pagat. Anëtarët e këtyre institucioneve janë ndër më të paguarit në institucionet e Shqipërisë. Qëllimi i reformës në drejtësi nuk është vetëm largimi i gjyqtarëve të korruptuar, por krijimi i një drejtësie të pavarur.

Reforma në drejtësi do të bëhet sepse është kryereforma për Shqipërinë. Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas. Kjo reformë do të bëhet me pjesëmarrjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë dalë më të pastër nga vettingu. Mungesa e gjyqtarëve në Kushtetuese është shqetësuese. Kemi mbështetjen e qeverisë në këtë rrugëtim,”- është shprehur Gjonaj.

Ndërkohë, pas Gjonajt fjalën e mori kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili foli për reformën në drejtësi. Manja tha se për reformën në drejtësi është bërë shumë dhe ajo pritet të realizohet brenda pritshmërive,(Lexo këtu)teksa shtoi se reforma është penguar nga politika.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj keshilli kombetar i integrimit knu flweckenstein ulsi manja etilda gjonaj keshilli kombetar i integrimit knu flweckenstein ulsi manja

Sondazh

Poll