Politike

Ministrja Denaj: Politikat e qeverisë kanë në fokus mbështetjen dhe integrimin e shtresave në nevojë

10 Prill 2019, 13:00 Nga DOSJA
Ministrja Denaj: Politikat e qeverisë kanë në fokus

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte e pranishme sot në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi Dimensionin social të integrimit në Bashkimin Europian, “Leave no one behind”, i cili është një program që i dedikohet përfshirjes së shtresave vulnerable në shërbimet publike dhe dhënies së mundësive të barabarta.

Në fjalën e saj, Ministrja bëri një prezantim të shkurtër të situatës ekonomike në vend dhe të objektivave të qeverisë në drejtim të punësimit, edukimit dhe trajnimit profesional, si dhe të politikave të strehimit. Ofrimi dhe përmirësimi i shërbimeve për grupet vulnerabël kanë qënë dhe janë në vëmendje të qeverisë.

“Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020” fokusohet në aspekte të rëndësishme të përfshirjes sociale, si ofrimin e shërbimeve të punësimit për grupet e margjinalizuara ose të rrezikuara, si dhe përmirësimin e mundësive për formimin e aftësive përmes qasjes më të mirë në Arsim dhe Formim Profesional.

Ministrja vuri në dukje faktin se Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka përmirësuar vitet e fundit mekanizmat dhe shërbimet për grupet vulnerabël, ku trajtohen me përparësi grupe të veçanta punëkërkuesish. Fondet e nxitjes së punësimit, tha Ministrja, që nga viti 2013 janë pesëfishuar, nga 90 milion në vitin 2013 në 490 milion në 2019, ndërkohë që miratimi në Mars 2019 të ligjit të ri “Për nxitjen e Punësimit” ka sjellë disa ndryshime thelbësore për përcaktimin e grupeve të veçanta, zgjerimit të gamës së programeve aktive.

Një hap i rëndësishëm në këtë ligj janë dispozitat të cilat lidhen me punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Janë vendosur dispozitat me kuotat e punësimit dhe krijimi i Fondit Social të Punësimit, të cilat do të mbështesin punësimin, vetëpunësimin, përshtatjen e arsyeshme dhe integrimin social të punëkërkuesve të papunë, persona me aftësi të kufizuar, invalidë punë dhe persona të cilët nuk dëgjojnë”, u shpreh Ministrja Denaj.

Duke u ndalur te politikat e strehimit, Ministrja theksoi se qëllimi i tyre është të ndikojë në uljen e varfërisë, të papunësisë dhe të emigracionit të të rinjve dhe në rritjen e cilësisë së jetesës.

Këto synime do të arrihen duke marrë masat e nevojshme ligjore e financiare për të mbështetur sigurimin e një strehimi të përshtatshëm e të përballueshëm për individë e familje që nuk përballojnë dot kostot e tregut të banesave”, tha ministrja Denaj.

Politikat e strehimit në vitet e fundit kanë mbështetur në mënyrë të dukshme shtresat më në nevojë, si me projektet e investimeve ashtu edhe me subvencionet. Ministrja Denaj nënvizoi faktin se Buxheti për strehimin në vitin 2019 është rritur me 30 % krahasuar me një vit më parë dhe ligji i ri për “Për strehimin social” i miratuar vitin e kaluar parashikon disa programe që adresojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe situata të ndryshme strehimi.

“Angazhimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbetet në mbështetje të zhvillimit ekonomik e social dhe strehimi është pjesë e këtyre politikave”, përfundoi fjalën e saj Ministrja.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anila denaj programi "leave no one behind" shtresat ne nevoje anila denaj programi "leave no one behind" shtresat ne nevoje

Sondazh

Poll