Politike

Grabitja në Rinas, Lleshaj: Kinezët dështuan me sigurinë. Koncesionari arrogant, e goditëm keq bandën

10 Prill 2019, 13:08 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Lleshaj: Kinezët dështuan me sigurinë.

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë për shtyp. Lleshaj tha se kompania kineze ka dështuar me menaxhimin e kushteve të sigurisë fizike në aeroportin e Rinasit.

Ministri i brendshëm, tha se qytetarët kanë paguar për sigurinë e këtij aeroporti, si edhe shtoi se koncesionari nuk ka kthyer as përgjigjie për kërkesat e Policisë së Shtetit.

“Kompania kineze ka dështuar me përgjegjësitë e saj për të garantuar sigurinë fizike. As koncesionari s’ka arritur të garantojë asnjë nga kushtet dhe nuk ka paralajmëruar. Qytetarët kanë paguar 3 euro për çdo pasagjer. Do kishin mjaftuar edhe këto para për të ruajtur sigurinë. Koncesionari jo vetëm që ka refuzuar kërkesat e policisë për marrjen e masave, por nuk ka denjuar as të kthejë përgjigje.”-tha Lleshaj.

Minisitri shkoi më tej, kur paralajmëroi se autoritetet shqiptare do të marrin masa për të siguruar këtë aeroport.

“Nisur nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje, dhe marrëdhënieve të rënduara me koncesionarin që prej ngjarjes së 30 qershorit, autoritetet shqiptare do të marrin masa. Policia ka reaguar shpejt, grupi ka lënë shumë prova.”-tha Lleshaj.

Numri një i rendit dhe sigurisë, thotë se Admir Murataj nuk është organizator i këtij grupi, por vetëm një anëtar.

“Falë këtij reagimi, besohet se kjo bandë që ka goditur edhe më parë Rinasin, pas humbjes së djeshme të një anëtari ka marrë një goditje shkatërruese që po thellohet nga ora në orë.”-tha ai.

Gjithashtu, Lleshaj foli edhe për sulmet nga opozita për bashkëpunim të policisë dhe vjedhje të parave për zgjedhje.

“Dua të shpreh keqardhje për segmente të caktuara të politikës destructive që edhe kur policia luftonte me grupe të armatosura, e akuzoi duke hapur tymin e të pavërtetës. Në masat emergjente të marra, siguria në këtë aeroport është plotësisht e garantuar.”-mbylli ministri fjalën e tij.

Reagimi i Lleshajt, vjen pas grabitjes spektakolare që ndodhi pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja ne rinas sander lleshaj grabitja ne rinas sander lleshaj

Sondazh

Poll