Politike

Hapja e negociatave/ Ambasadori Cutillo: Do vazhdojmë të mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

10 Prill 2019, 12:47 Nga DOSJA
Hapja e negociatave/ Ambasadori Cutillo: Do vazhdojmë të

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi sot një takim me ambasadorin italian në Shqipëri,  Alberto Cutillo,  ku u diskutua për bashkëpunimin dhe procesin e integrimit.

 “Italia ka qenë dhe do të mbetet avokatja më e mirë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe për këtë populli shqiptar, Kuvendi, Qeveria dhe institucionet shqiptare i jemi të gjithë mirënjohës. Kjo mbështetje u konstatua edhe gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të BE-së,  e cila u zhvillua në Vjenë në datat 8-9 prill, në të cilën triumfoi fryma e zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në të cilën Itakia pati një zë të fuqishëm” u shpreh Kryetari i Kuvendit Ruçi. 

Ambasadori Cutillo nënvizoi se ndihma dhe kontributi i Italisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë do të vazhdojë dhe do të intensifikohet.

Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe Ambasadori Cutillo diskutuan edhe mbi vizitën e ardhshme zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Itali, me ftesë të Presidentes së Senatit Casellati dhe Presidentit të Dhomës së  Deputetëve Fico, në datat 14-16 prill,  e cila ka në fokus koordinimin e përpjekjeve për marrjen e një vendimi pozitiv, për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, në qershor 2019. 

a.m/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alberto cutillo be gramoz ruci hapja e negociatave alberto cutillo be gramoz ruci hapja e negociatave

Sondazh

Poll