Sport

VIDEO/Ashtu si 16 vjet më parë Tirana eleminon Dinamo Tbilisin, bardheblutë presin serbët e Crvena Zvezda

19 Gusht 2020, 19:08 Nga DOSJA
VIDEO/Ashtu si 16 vjet më parë Tirana eleminon Dinamo Tbilisin,

GJEORGJI Tirana nuk zhgënjen në turin e parë të Champions League, duke i përmbushur të gjitha pritshmëritë. Pavarësisht se Dinamo Tbilisi konsiderohej si favorit në këtë përballje, Tirana ka arritur ta mund në shifrat 0-2 në transfertë. Pas disa momenteve të mira të ekipit gjeorgjian, Torasa përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Tbilisit në minutën e fundit të pjesës së parë duke kaluar topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë bardheblutë kanë treguar edhe njëherë vëmendje të madhe në mbrojtje, duke mos gabuar thuajse për asnjë minutë të vetme. Në rastet sulmuese nuk mund të gabohet dhe pas një gjuajtje të bukur nga Muçi dhe pasigurie të portierit kundërshtar, ishte Ismajgeci që i dha qetësinë e kualifikimit.

Kështu Tirana krenon Superioren dhe shkon në turin e dytë të “Champions League” atje ku e pret Crevena Zvezda.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dinamo tbilisi tirana dinamo tbilisi tirana

Sondazh

Poll