Aktualitet

Aksident në Rinas, dy makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy pasagjerë dhe përfundojnë në spital

19 Gusht 2020, 18:56 Nga DOSJA
Aksident në Rinas, dy makinat përplasen kokë më kokë,

TIRANË– Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit.

Mësohet se mjeti me drejtues personin me iniciale E.S është përplasur me mjetin me drejtues personin me iniciale S.K.. Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.08.2020, rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rinas rinas aksident ne rinas rinas

Sondazh

Poll