Aktualitet

Denoncimi i turistëve, reagojnë pronarët e anijes “Mogila”: Nuk pati asnjë defekt, askush s’është bllokuar në det

19 Gusht 2020, 16:22 Nga DOSJA
Denoncimi i turistëve, reagojnë pronarët e anijes

VLORË– Pronarët e anijes “Mogila”, për të cilën disa turistë, denoncuan në redaksinë e Dosja.al se i kishte lënë në mes të detit, kanë hedhur poshtë lajmin. Në një prononcim për Dosja.al, administratorët e kësaj anijeje, shprehen se nuk është aspak e vërtetë që turistët kanë mbetur të bllokuar në det.

Sipas tyre, asnjë turist nuk është bllokuar dhe anija e tyre nuk ka pësuar asnjë defekt.

Nuk është e vërtetë. Anija nuk është bllokuar dhe asnjë turist nuk ka mbetur i bllokuar në det. Anija jonë është në gjendje të shkëlqyer dhe e kompletuar. Anija ka qenë e ankoruar në molin e Sazanit,”- deklaruan pronarët e anijes “Mogila”.

Më herët, disa turistë denoncuan në Dosja.al se kishin mbetur të bllokuar në det. Ata u bënë thirrje turistëve të tjerë që të mos josheshin nga çmimet e ulëta, pasi do e pësonin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mogila turistet bllokohen ne det mogila turistet bllokohen ne det

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2020, 15:06

SHQIPËRI– 234 viktima, 3650 të infektuar aktivë dhe 3928 persona të shëruar nga Covid-19. Ky është bilanci i koronavirus deri më tani në Shqipëri. Dr. Marj...