Aktualitet

Shtimi i rasteve me Covid-19, Italia: Po e sjellin nga Shqipëria, shumë të infektuar vijnë nga jashtë

19 Gusht 2020, 16:50 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve me Covid-19, Italia: Po e sjellin nga Shqipëria,

ITALI– Mediat italiane kanë drejtuar gishtin drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera, në lidhje me shtimin e rasteve me Covid-19 në vendin e tyre. Disa prej tyre shkruajnë se shumë prej personave që janë infektuar kohët e fundit, janë udhëtarë që shkojnë nga Shqipëria drejt Italisë.

Trendi i infeksioneve të personave që kthehen nga vendet e huaja është konfirmuar edhe në zonën e Cesenate. Në 24 orët e fundit, krahina numëron gjashtë raste të reja, të gjitha në zonën e Cesena-s, dhe të gjitha kanë të bëjnë me njerëzit që janë kthyer nga jashtë,”– shkruhet ndër të tjera.

Më tej, e njëjta medie, numëron katër naëtarët e një familjeje shqiptare, e cila jeton në Gambettola.

Një familje prej 4 personash u konfirmuan me Covid-19 në Gambettola, të cilët ktheheshin nga Shqipëria,”- shkruhet më tej në artikull.

Gjithsesi, mediat përmendin edhe vendet e tjera, duke shtuar se shumë prej infektimeve tashmë në Itali, po shkaktohen nga të ardhurit. Drejt Italisë mund të udhëtojnë nga Shqipëria vetëm shtetasit rezidentë, ndërkohë që janë të detyruar të futen në karantinë për dy javë.

Ditën e sotme në Itali u konfimuan 7 viktima dhe 642 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë në total, që nga fillimi i pandemisë, Italia ka humbur 35 mijë e 412 jetë dhe shënon 15360 të infektuar aktivë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiperi itali shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2020, 15:06

SHQIPËRI– 234 viktima, 3650 të infektuar aktivë dhe 3928 persona të shëruar nga Covid-19. Ky është bilanci i koronavirus deri më tani në Shqipëri. Dr. Marj...