Aktualitet

Mbytet një pushuese në plazhin e Velipojës, u fut për t’u larë në det dhe nuk doli dot më gjallë nga aty

19 Gusht 2020, 15:20 Nga DOSJA
Mbytet një pushuese në plazhin e Velipojës, u fut për

VELIPOJË– Një pushuese, e cila kishte shkuar të kalonte pushimet në bregdetin e Velipojës është mbytur. Trupi i gruas, të cilës ende nuk i dihet identiteti dhe mosha, është nxjerrë në breg nga një peshkatar. 

Ajo është gjetur rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 metra.

Ajo është futur për t’u larë në det, në zonën e Vilunit, por nuk ka dalë dot më gjallë prej aty. Tashmë, trupi i të ndjerës, po transportohet drejt morgut, ku do të bëhet edhe idenifikimi i saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër,  në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femer, ende e pa identifikuar. Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet pushuesja ne velipoje velipoje mbytet pushuesja ne velipoje velipoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2020, 15:06

SHQIPËRI– 234 viktima, 3650 të infektuar aktivë dhe 3928 persona të shëruar nga Covid-19. Ky është bilanci i koronavirus deri më tani në Shqipëri. Dr. Marj...