Aktualitet

Fluks në Morinë, mbi 10 mijë shqiptarë të Kosovës vijnë në ditë në vendin tonë për pushime

19 Gusht 2020, 16:16 Nga DOSJA
Fluks në Morinë, mbi 10 mijë shqiptarë të Kosovës

MORINË– Numri i pushuesve nga Kosova sa vjen e rritet. Vetëm pesë ditët e fundit, rreth 70 mijë shtetas kosovarë kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet, ndërsa vetëm sot u regjistruan reth 10 mijë persona që kaluan kufirin në Morinë.

Sipas të dhënave nga pika kufitare në Morinë mesatarja ditore përfshin 13,411 turistë dhe 4,147 mjete në ditë dhe kjo gjë ka sjellë edhe fluks.

Disa ditë më parë, Drejtori Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, Fadil Kryeziu, u shpreh për mediat vendase se ky qëarkullim i qytetarëve të të dy vendeve shihet si shpërndarje masive e Covid-19.

Ekipet mjekësore në kufi e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë kalimtarët, ndaj po shihet një mundësi e re për të kontrolluar situatën e cila po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve,”– tha ai ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet morine morine

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2020, 15:06

SHQIPËRI– 234 viktima, 3650 të infektuar aktivë dhe 3928 persona të shëruar nga Covid-19. Ky është bilanci i koronavirus deri më tani në Shqipëri. Dr. Marj...