Aktualitet

Gjovalin Loka u konfirmua në detyrë, ‘shpërthen’ ish-funskionari i lartë i Policisë, Havari: Ky Vetting është një fa

19 Gusht 2020, 17:00 Nga DOSJA
Gjovalin Loka u konfirmua në detyrë, ‘shpërthen’

TIRANË– Mit’hat Havari, ish-drejtuesi i Policisë ka deklaruar se Vettingu që po zhvillohet në Policinë e Shtetit është një farsë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Havari shkruan se në Policinë e Shtetit sundojnë ende paaftësia dhe sigurimi i shtetit, pikërisht sot, kur u konfimua në detyrë Gjovalin Loka, pavarësisht se fshehu faktin se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

Vettingu në Policinë e Shtetit është një farsë, blof. Paaftësia dhe sigurimi i shtetit sundojnë ende,”– shkruan Havari duke mos përmendur asnjë emër, por sigurisht i referohet rastit të Lokës.

Ky reagim vjen pikërisht sot, pasi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ka konfirmuar në detyrë, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Pavarësisht se Loka fshehu faktin se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, KJV e ka konfirmuar në detyrë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjovalin loka mit'hat havari gjovalin loka mit'hat havari

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2020, 15:06

SHQIPËRI– 234 viktima, 3650 të infektuar aktivë dhe 3928 persona të shëruar nga Covid-19. Ky është bilanci i koronavirus deri më tani në Shqipëri. Dr. Marj...