Përkeqësohet situata, Bino tregon 3 gabimet që po bëjnë shqiptarët: Po thyhet karantina, plazhi, dasmat e mortet janë bur
19 Gusht 2020, 17:56Nga DOSJA
TIRANË– Situata nga përhapja e virusit po përkeqësohet. Shifrat zyrtare flasin për mbi 3500 të sëmurë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa të dyshuar me koronavirus janë disa herë më shumë. Për Silva Binon përhapja e infeksionit dhe rritja e të prekurve në këtë periudhë po shkaktohet nga festat dhe grumbullimet e të rinjve në plazhe, nga dasmat dhe ceremonitë mortore, të cilat po zhvillohen ende si me parë.
Përfaqësuesja e komitetit teknik denoncon publikisht thyerjen e karantinës nga personat e infektuar. Bino i kërkon policisë dhe strukturave vendore të punojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar të infektuarit që dalin nga izolimi. Kjo sjellje sipas saj po dëmton punën e deritanishme të mjekëve dhe epidemiologëve në terren.
Bino thotë se Tirana vijon të jetë vatra e infeksionit të Covid-19, por këtë periudhe raste të shtuara ka Durrësi për shkak të ardhjes së pushuesve nga Kosova, mes tyre dhe të infektuar, si dhe Korça, ku edhe aty është vërejtur hyrje e virusit nga jashtë. Edhe pse janë raste të importuara ato raportohen dhe llogariten në shifrat zyrtare të Shqipërisë.
Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik tregon për A2 se numri i testeve do të arrijë 1 mijë në ditë. Me mbështetjen e fundit të OBSH janë shtuar aparaturat e testimit në ISHP, kitet si dhe po ngrihet rrjeti i laboratorëve Covid, përfshirë edhe strukturat private.
Ndërkohë në vjeshtë situata pritet të jetë edhe më kritike për shkak të qarkullimit të gripit dhe koronavirusit njëkohësisht.
ITALI– Personi që shikoni në foto është Alket Bafti, një nga tre shqiptarët e vënë në pranga për sulmin ndaj një shtetasi nga Ghana. Bafti, njihet si një person...
TIRANË– Mit’hat Havari, ish-drejtuesi i Policisë ka deklaruar se Vettingu që po zhvillohet në Policinë e Shtetit është një farsë. Përmes një statusi në rrj...
ITALI– Mediat italiane kanë drejtuar gishtin drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera, në lidhje me shtimin e rasteve me Covid-19 në vendin e tyre. Disa prej...
VLORË– Pronarët e anijes “Mogila”, për të cilën disa turistë, denoncuan në redaksinë e Dosja.al se i kishte lënë në mes të detit, kanë hedhur poshtë lajmin...
MORINË– Numri i pushuesve nga Kosova sa vjen e rritet. Vetëm pesë ditët e fundit, rreth 70 mijë shtetas kosovarë kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për...
TIRANË -Policia e Tiranës ka bërë një apel për shoferët, të cilët shkelin rregullat e qarkullimit. Në një postim në Facebook, policia u ka bërë thirrje dre...
VELIPOJË– Një pushuese, e cila kishte shkuar të kalonte pushimet në bregdetin e Velipojës është mbytur. Trupi i gruas, të cilës ende nuk i dihet identiteti...
TIRANË– “Motra ime ka patur përherë konflikte, për këtë shkak para 5 apo 6 viteve është ndarë. Ajo ka dy djem njëri i moshës 20 vjeç dhe tjetri 22 v...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar me shembjen e banesave për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Ditën e sotme janë sh...