Aktualitet

Dhunoi gruan, shqiptari i ngul thikën disa herë në bark fqinjit që ndërhyri për t’i ndarë, kapet në rrugë teksa arrat

18 Gusht 2020, 18:21 Nga DOSJA
Dhunoi gruan, shqiptari i ngul thikën disa herë në bark fqinjit

ITALI– Një 43-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi akzuohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur me thikë një tjetër person.

Mediat vendase shkruajnë së 43-vjeçari, banues në Caserta, kishte rrahur të shoqen dhe me një thikë kuzhine e kërcënuar për vdekje. Fqinji i tij, gjithashtu shqiptar, pasi ka dëgjuar të bërtiturat e gruas, ka ndërhyrë që t’i ndajë, por e ka pësuar keq.

43-vjeçari e ka goditur fqinjin e tij disa herë me thikë në pjesën e barkut. Më pas, autori i ngjarjes, me thikë në dorë dhe i lyer në gjak, ka dalë në rrugë dhe është përpjekur të arratiset me makinën e tij.

Pa kaluar një orë nga ngjarja, 43-vjeçari u kap nga Polciia dhe u vu në pranga. Gruaja e tij dhe fqinji ndodhen në spital, duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa dhunuesi, ndodhet pas hekurave në burg, në Santa Maria Capua Vetere.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali kapet shqiptari ne itali itali kapet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll