Aktualitet

Dy punonjës u konfirmuan me COVID-19, ISHSH mbyll Agjencinë e Zonave të Mbrojtura në Vlorë

18 Gusht 2020, 16:03 Nga DOSJA
Dy punonjës u konfirmuan me COVID-19, ISHSH mbyll Agjencinë e Zonave

VLORË -Dy punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Vlorë janë prekur nga COVID-19. Pas konfirmimit të dy rasteve, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Vlorë, ka urdhëruar mbylljen e këtij institucioni.

Mësohet se AZM do të qëndrojë e mbyllur nga 7-14 ditë.  Tashmë pritet që t’u merret tamponi edhe punonjësve të tjerë, pasi konsiderohen persona kontakti.

Më herët në qytetin e Vlorës, si pasojë e COVID-19, janë mbyllur Gjykata e Apelit dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 232. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe dy pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 155 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3551 të infektuar, ndërsa 3871 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 12 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet azm e vlores mbyllet azm e vlores

Sondazh

Poll