Aktualitet

“Si jeton nana pa ty”/ Rrjeti ‘mbytet’ në lot pas vrasjes së Gledis Krajës, komenti ku Sebastian Smakaj e quan ‘bis

18 Gusht 2020, 17:06 Nga DOSJA
“Si jeton nana pa ty”/ Rrjeti ‘mbytet’ në lot pas

TIRANË– Miq e familjarë kanë shprehur dhimbjen që ndjejnë për vdekjen e 23-vjeçarit Gleids Kraja, të cilit ja mori jetën një plumb, gabimisht. Përmes komenteve, që kanë lënë poshtë fotove të të riut, ata shkruajnë dhe urojnë që familja e Krajës të ketë forcë të majftueshme për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

“Qofsh i xhenetit allahu tpast afer vedit. Ngushellime familjarve,”- shkruan dikush.

Allahu te meshiroft qofsh i xhenetit firdeus Allahu ju dhasht saber dhe forc familjareve ta perballojn kte dhimbje te madhe qe ska fjal qe e pershkrun ne lule te rinis djali si pllumb tu rrit per dit me kalb dheu shum shum e rand por te Allahut jemi dhe tek aj do te kthehemi,”- shkruan një tjetër.

Paq Rahmetet e Allahut. Ngushellime familjes,”– vijon dikush më tej.

Ngushellime familjes,qofte i xhenetit,”– shkruan edhe dikush.

“Qofsh I xhehnetit e zoti I dhashte force Adit e Hetit me e perballu ket humbje???oh çfare djalit ?? si jeton nana pa ty???,”– vijon dikush tjetër.

Qoft i xhehnetit e zoti e forcoft familjen . Ngushellime,”- shkruan dhe një tjetër.

Ndërkohë, në mesin e fotove të Gledis Krajës, spikat edhe një koment i bërë nga vëllai i personit që e vrau, aksidentalisht. Sebastian Smakaj, vëllai i Stjuart Smakajt, miku i viktimës që shkrepi automatikun dhe vrau Krajën, shkruan se Gledisi ka dalë për ‘MarshAllah’.

“Mashaallah o bish,”- shkruan Sebastiani.

“Falimnres ma bish,”- ia kthen Kraja, fjalë këto që konfirmojnë marrëdhënien miqësore mes të rinjve.

Si ndodhi vrasja e Gledis Krajës?

I riu u vra aksidentalisht një natë më parë, nga miku i tij Stjuart Smakaj, që tashmë është arrestuar. Ky i fundit, mori automatikun, për ta zbrazur mbi një pronar mobilerie, Denis Halili, pas një sherri që pati me të. Por, një prej 18 plumbave goditi Krajën në shpatull, duke i shkaktuar më pas vdekjen. Tashmë në kërkim janë shpallur edhe vëllai i Stjuartit, Sebstiani dhe babai i dy vëllezërve Smakaj. Këta të dy akuzohen se strehuan autorin pas krimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gledis kraja sebastian kraja stjuart kraja gledis kraja sebastian kraja stjuart kraja

Sondazh

Poll