Aktualitet

Nuk kishin vënë kaskën mbrojtëse, polica gjobit dhjetëra drejtues motorësh, nuk shpëtojnë as pasagjerët

18 Gusht 2020, 15:14 Nga DOSJA
Nuk kishin vënë kaskën mbrojtëse, polica gjobit

TIRANË -Policia e Tiranës ka gjobitur drejtuesit e motorëve dhe pasagjerët, të cilët lëviznin pa kaskën mbrojtëse. Sipas policisë, janë ndëshkuar me gjobë 67 drejtues dhe pasagjerë, që nuk kishin vënë kaskën.

Policia thekson, se përdorimi i kaskës si nga drejtuesit e motorëve, por edhe nga pasagjerët, është detyrim ligjor.

Njoftimi i policisë

Tiranë Përdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, është detyrim ligjor dhe e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shendetësore, tek kjo kategori tejet e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore. 67 drejtues dhe pasagjerë që qarkullonin pa vendosur kaskën mbrojtëse, u ndëshkuan me sanksionet administrative përkatëse.

#MeShumePergjegjesiMePak?
#BashkohuMeNePerSigurine?
#Drejto?PerdoreKasken

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia gjoba per kaskat mbrojtese policia gjoba per kaskat mbrojtese

Sondazh

Poll