Aktualitet

Rama e quajti “halabak”, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit i arrestuar për tjetërsim pronash, merr postin e rëndës

18 Gusht 2020, 15:06 Nga DOSJA
Rama e quajti “halabak”, ish-drejtori i Hipotekës së

DURRËS- Ardian Iljazaj, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, i cili u shkarkua live në 2019-ën nga kryeministri, ka fituar një post të rëndësishëm. Iljazaj është emëruar në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Durrësit.

Iljazaj nuk e kishte aspak të vështirë të fitonte këtë post, pasi ishte kandidati i vetëm në garë. Vetëm pak muaj pas shkarkimit, ai do të kthehet sërish në një post publik.

Në tetor të vitit 2019, kryeministri Edi Rama, e shkarkoi live ish-drejtorin e Hipotekës, pas denoncimeve të ardhura në portalin “Shqipëria që duam”. Jo vetëm kaq, por kryeministri gjithashtu e quajti Iljazajn Halabak.

Drejtori i Hipotekës së Durrësit, një halabak. Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë. U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit”, shprehej Rama asokohe.

Pas shkarkimit Iljazaj u arrestua për tjetërsim pronash, por vetëm një muaj më vonë gjykata e la me “Detyrim paraqitje”.  Tetor i 2019-ës duket i largët, pasi Iljazaj tashmë nga “halabak”, është kthyer në një “djalë të mirë”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardjan iljazaj ardjan iljazaj

Sondazh

Poll