Aktualitet

Koronavirusi futet në Bashkinë e Lushnjes, preket anëtarja e Këshillit Bashkiak

18 Gusht 2020, 15:45 Nga DOSJA
Koronavirusi futet në Bashkinë e Lushnjes, preket anëtarja e

LUSHNJE-Koronavirusi është përhapur gjerësisht në institucionit e Lushnjes. Së fundmi është prekur nga COVID-19 edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak, M. Dervishi.

Njëkohësisht Dervishi ishte edhe kryetare e Komisionit të Shëndetësisë në Lushnje. Bëhet me dije, se mjekja dhe familjarët e saj janë karantinuar tashmë.

Më herë ndërkohë, si pasojë e COVID-19 është mbyllur materniteti i Lushnjes dhe Zyra e Sigurimeve Shoqërore, pas infektimit të punonjësve.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 232. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe dy pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 155 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3551 të infektuar, ndërsa 3871 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 12 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koonavirusi ne lushnje koonavirusi ne lushnje

Sondazh

Poll