Aktualitet

Panik në burgun e Peqinit, 10 punonjës, mes tyre edhe shefi i regjimit të Brendshëm infektohen me Covid-19, një pjesë e ma

18 Gusht 2020, 15:06 Nga DOSJA
Panik në burgun e Peqinit, 10 punonjës, mes tyre edhe shefi i regjimit

PEQIN– 10 punonjës të burgut të Peqinit, mes tyre edhe shefi i regjimit të Brendshëm kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Dosja.al mëson se të infektuarit, kishin simptoma prej ditësh, ndërsa vetëm sot, kanë marrë përgjigjen pozitive të testit.

Ata janë izoluar ndërkohë që ka nisur edhe hetimi epidemiologjik. Një pjesë e madhe e stafit të punonjësve të burgut të Peqinit janë future në karantinë. Testit për Covid-19, do t’I nënshtrohen edhe personat më të afërt, apo familjarë të të infektuarve.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 232. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe dy pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 155 raste të reja.

Në total, në vendin tonë janë 3551 të infektuar, ndërsa 3871 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 12 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i peqinit koronavirusi ne shqiperi peqin burgu i peqinit koronavirusi ne shqiperi peqin

Sondazh

Poll