Aktualitet

Pati simptoma? Ministrja e Financave Anila Denaj i nënshtrohet testit për Covid-19, del përgjigjia!

18 Gusht 2020, 14:39 Nga DOSJA
Pati simptoma? Ministrja e Financave Anila Denaj i nënshtrohet testit

TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj i është nënshtruar tamponit për të parë nëse është infektuar apo jo me Covid-19. Dosja.al ka siguruar listën me shumë persona që i janë nënshtruar testit për koronavirusin, dhe mes tyre ndodhet edhe emri i ministres Denaj.

Nga rezultatet e dala, ministrja e Financave, Anila Denaj, nuk është e infektuar me Covid-19.

Përgjigjia:

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë ministren Denaj që t’i nënshtrohet këtij testi, nëse ka pasur simptoma apo nëse në rrethin e saj të punës, familjes apo shoqërisë ka ndonjë person të infektuar.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 232. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe dy pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 155 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3551 të infektuar, ndërsa 3871 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 12 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila denaj koronavirusi ne shqiperi anila denaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll