Aktualitet

Qëlloi me breshëri nga kati i dytë i pallatit, Stjuart Smakaj rrëmbeu automatikun për të vrarë Denis Halilin, një prej p

18 Gusht 2020, 13:45 Nga DOSJA
Qëlloi me breshëri nga kati i dytë i pallatit, Stjuart Smakaj

SHKODËR– Stjuart Smakaj, autori i vrasjes së shokut të tij Gledis Kraja ka qëlluar me automatik, nga kati i dytë i pallatit ku banonte.

Dy vëllezërit Smakaj, Sebastian dhe Stjuart po merrnin mobiljet që kishin porositur për shtëpinë e tyre në një mobileri në Shkodër. Kamioni me mobileritë ka mbërritur poshtë pallatit, në lagjen ‘Daniel Matlija’, ku dhe banonte familja Smakaj. Në këtë moment, Stjuart Smakaj, që tashmë është vënë në pranga, ka nisur të debatojë me shoferin e kamionit, pasi kishte bllokuar rrugën.

Pas debateve të forta, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe pronari i mobilerisë ku kishte bërë porosinë familja Smakaj, për të qetësuar situatën. Por me mbërritjen e Denis Halilit, ‘gjakrat’ janë nxehur.

Më pas, Stjuart Smakaj ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik të modifikuar  dhe ka qëlluar nga kati i dytë i pallatit në drejtim të Halilit. Smakaj ka zbrazur plot 18 plumba në drejtim të pronarit të mobilerisë, por një prej tyre ka përfunduar në shpatullën e shokut të tij, Gledis Kraja. Ky i fundit ishte pasagjer në automjetin tip “Ford”, që i përkiste kompanisë ku punonte edhe vetë viktima. Kraja ishte punësuar aty pasi kishte hequr dorë nga futbolli. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë.

Tashmë, Stjuart Smakaj ka pranuar krimin, ndërsa në kërkim janë shpallur vëllai i autorit, Sbeastian Smakaj dhe babai i tyre. Këta dy të fundit akuzohen se kanë strehuar 23-vjeçarin Stjuart Smakaj pas vrasjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denis halili ekzekutohet gledis kraja gledis kraja stjuart smakaj denis halili ekzekutohet gledis kraja gledis kraja stjuart smakaj

Sondazh

Poll