Aktualitet

Braktisi foshnjen e pajetë te kazani i plehrave, shoqërohet 32-vjeçarja nga Gjirokastra

18 Gusht 2020, 13:17 Nga DOSJA
Braktisi foshnjen e pajetë te kazani i plehrave, shoqërohet

TIRANË -Policia ka shoqëruar nënën e foshnjes së pajetë, e cila u gjet e braktisur në një kosh mbturinash në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. Sipas policisë, ajo është një 32-vjeçare me iniciale H.M., banuese në Gjirokastër.

E reja ndodhet në komisariat, ku do të japë shpjegime të mëtejshme për ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi si dhe shoqerimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një person i cili po mblidhte kanaçe, ka gjetur sot një foshnje të pajetë në një kosh mbeturinash në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Foshnja ishte futur në një kuti kartoni dhe ishte mbështjellë me çarçaf.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nena qe braktisi foshnjen tek koshi i plehrave gjendet foshnja e pajete ne tirane arrestohet nena qe braktisi foshnjen tek koshi i plehrave gjendet foshnja e pajete ne tirane

Sondazh

Poll