Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Nëna lind foshnjën e vdekur në muajin e 7 dhe e hedh në kosh, bebja gjendet në kuti kartoni nga një

18 Gusht 2020, 11:45 Nga DOSJA
E rëndë në Tiranë/ Nëna lind foshnjën e vdekur

TIRANË– Një foshnje e seksit mashkull, është gjetur e pajetë ditën e sotme në një kosh mbeturinash në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në Tiranë. Një person, endacak që mblidhte kanaçe, teksa ka ndaluar në këtë kosh për kërkimet e radhës, ka hasur me kutinë ku ndodhej bebja, i mbështjellë me një çarçaf, mbi të cilin shkruhej se ishte i seksit mashkull.

Ai e ka hapur atë dhe pasi ka parë që ishte fëmijë ka marrë në telefon policinë. Foshnja u transportua drejt morgut, ndërkohë që Policia e Tiranës mori në pyetje baniorët e zonës. Ata janë shprehur se kanë marrë vesh për ngjarjen vetëm kur kanë parë orezente policinë, ndërsa deklaruan se nuk kishin parë askënd të dyshimtë që të hidhte fëmijën në kosh.

Pas hetimeve, blutë e Tiranës, identifikuan dhe shoqëruan nënën e foshnjes së braktisur.

32-vjeçarja me inicialet, H.M., banuese në Gjirokastër, deklaroi përpara uniformave blu se e kishte hedhur beben pasi nuk kishte pasur para që t’i paguante funeralin. Në dëshminë e saj, ajo shprehet gjithashtu se fioshnjën e kishte lindur të pajetë, në muajin e shtatë.

“E linda në muajin e shtatë të vdekur. Nuk kisha para për të paguar funeralin,”- mësohet të ketë thënë 32-vjeçarja. Nuk dihet se çfarë masash do të merren më tej për nënën që braktisi foshnjën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet e pajetë foshnja në tiranë gjendet e pajetë foshnja në tiranë

Sondazh

Poll