Aktualitet

Qeveria merr vendimin/ Shkollat hapen në shtator, Shahini: Mësim me turne në grupe të vogla nxënësish

18 Gusht 2020, 11:14 Nga DOSJA
Qeveria merr vendimin/ Shkollat hapen në shtator, Shahini: Mësim me

TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini dha sot lajmin se shkollat do të hapen në muajin shtator. Gjatë një komunikimi për mediet Besa Shahini, tha se në shkollat ku ka numër të vogël nxënësish mësimi do të bëhet me një turn, ndërsa atje ku ka numër të madh nxënësisht mësimi do të kryhet me turne. Ministrja theksoi se në shkolla duke respektuar protokolli i sigurisë.

Kemi zhvilluar një pyetësor për shkollat te nxënësit, prindërit dhe mësuesit, 87% mendojnë se duhet të kthehemi në shkollë në fillim të vitit shkollor dhe vetëm 13% duan kushte shtëpie. Ne pajtohemi me ju dhe prandaj kemi zhvilluar disa skenarë për mundësinë e hapjes së shkollave në varësi të shkollës, numrit të nxënësve, gjendjes së shkollave dhe nevoja të komunitetit për të qenë fizikisht në shkolla. Skenarët janë të ndryshëm, ka shkolla që mund të vijojnë normalisht ku mund të ruhet distancimi, ku ka pak nxënës, ka shkolla që punojnë me një turn, por do i ndajmë me grupe të vogla, ka shkolla të tjera në zonat e tërmetit që ka numër të madh që duhet të organizohen në një formë tjetër për kthimin në shkollë dhe ruajtjen e distancimit social, duke i ndarë në më shumë turne ose duke i cuare në shkollat më të afërta. Ne kemi bërë një pilotim të kthimit të nxënësve në shkollë për maturantët në maj, funksionon si proces. Ne mund të ruajmë shëndetin duke i hapur shkollat me shumë kujdes. Gjermania dhe Zvicra i bënë hapjen e shkollave pa bërë shumë ndryshime në strukturat e tyre ndaqë kanë klasë me numër të vogël të nxënësve.”, u shpreh ministrja.

Ministrja u shpreh se  61 bashkitë e vendit menjëherë duhet të bëjnë dezinfektimin e shkollave. “Franca do i ndajë në grupe. Vendet e rajonit do i hapin pjesërisht. Ne duam ti hapim për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave, që kanë shkollat duke e kombinuar me mësimin online kur duhet të mbyllet një shkollë, apo një grup shkollash. Bashkitë duhet të fillojnë pastrimin e shkollave dhe përgatitjen për në shtator” tha ajo.

Gjatë komunikimit ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila bëri thirrje që në shkolla të respektohet me përpikmëri protokolli i sigurisë. Për këtë proces ajo kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve.

g.sh/j.v/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini covid-19 ne shqiperi hapja e shkollave ministria e arsimi ogerta manastirliu rifillimi i arsimit besa shahini covid-19 ne shqiperi hapja e shkollave ministria e arsimi ogerta manastirliu rifillimi i arsimit

Sondazh

Poll