Aktualitet

Vijonte të organizonte dasma, gjobitet me 1 milion lekë pronarja e restorantit në Kamëz

18 Gusht 2020, 11:23 Nga DOSJA
Vijonte të organizonte dasma, gjobitet me 1 milion lekë pronarja e

TIRANË -Policia e Tiranës ka gjobitur  pronaren e një restoranti dasmash në Kamëz, e cila vijonte aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ. Më konkretisht, shtetasja V.B., është gjobitur me 1 milion lekë.

Blutë e Tiranës ndërkohë kanë vijuar me thirrjet për respektimin e rregullave ndaj COVID-19, për të gjithë administratorët e subjekteve.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pronaren e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Kamez, një restorant në të cilin organizoheshin dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me pronare shtetasen V. B.,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet restoranti ne kamez gjobitet restoranti ne kamez

Sondazh

Poll