Aktualitet

Zjarri rrezikon banesat në Klos, zjarrfikësja fiton betejën me flakët, ja dyshimet e para

18 Gusht 2020, 13:04 Nga DOSJA
Zjarri rrezikon banesat në Klos, zjarrfikësja fiton betejën me

KLOS-Një vatër zjarri është regjistruar në fsharin Fullqet të Bashkisë Klos. Burime për “Dosja.al” bëjnë me dije se zjarri ka nisur në një parcelë me bar të thatë. Zjarri ndërkohë i ndihmuar nga era, filloi të përhapej me shpejtësi, duke rrezikuar banesat aty pranë.

Banorët u përpoqën të shuanin flakët, por nuk ia dolën, për shkak edhe të erës së fortë. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët erdhën me shpejtësi në vendngjarje dhe vunë në kontroll flakët.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e kalimtarëve, të cilët mund të kenë hedhur ndonjë cigare të ndezur. Bashkia Klos ndërkohë u ka bërë thirrje qytetarëve, që të tregohen të kujdesshëm gjatë ditëve të nxehta dhe të mos bëhen shkak për shpërthimin e zjarrve, që mund të shkaktojnë dëme ekonomike dhe në njerëz.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne klos zjarr ne klos

Sondazh

Poll