Aktualitet

“Vërini gishtin kokës, mos i besoni fjalëve të kota, situata është rëndë”/Thirrja e muzikantit që humbi jetën nga

18 Gusht 2020, 11:11 Nga DOSJA
“Vërini gishtin kokës, mos i besoni fjalëve të kota,

TIRANË- Alfrd Koçi është një nga viktimat e COVID-19. Specialisti i Drejtorisë Arsimore, njëkohësisht edhe muzikant humbi jetën pasditen e djeshme, pasi pësoi trompozë në mushkëri. Ai qëndroi 22 ditë i shtruar në spitalin Infektiv, po nuk mundi të fitonte betejën me virusin.

Gjatë qëndrimit në spital, 40-vjeçari dha e një intervistë për ABC News, ku u shpreh se ndihej i lidhur, por nuk kishte frikë. Ai u bëri thirrje të gjithëve që t’i venë gishtin kokës dhe të besojnë në ekzistencën e COVID-19.

“Jo, i trembur jo, por Covid-i të lodh shumë. Jam i lodhur. Kam 22 ditë këtu.  Kam probleme me frymëmarrjen. Mjekë dhe infermirë janë të gjithë në këmbë duke na shërbyer. Të gjithë po na shërbejnë, por në fund, ai që duhet të dalë nga kjo krizë, je ti, dalja është e jotja. Kjo lloj daljeje nga situata është e vështirë shumë. Po shumë e vështirë. Kështu që kushdo që të na shohë, t’i verë gishtin kokës. Kur të shohë atë ajrin e pastër aty jashtë, të shohë jetën para. Mos t’i besojë kot fjalëve që s’ka virus, etj., virus ka, ekziston dhe ja ku jam unë tani.”, tha ai.

Por historia bëhet akoma edhe më e trishtë.  Teksa ishte shtruar në spital, Alfredi humbi  nënën e tij nga virusi. Këtë fakt ai e mësoi, pak ditë para se të humbte jetën.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred koçi viktimat e covid ne shqiperi alfred koçi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll