Aktualitet

Ekzekutimi i ish-futbollistit të Vllaznisë/ Policia arreston autorin e vrasjes, Stjuart Smakaj, në kërkim babai dhe vëllai

18 Gusht 2020, 12:31 Nga DOSJA
Ekzekutimi i ish-futbollistit të Vllaznisë/ Policia arreston autorin e

Shkodër-Policia e Shkodrës ka arrestuar 23-vjeçarin Stjuart Smakaj, si autori vrasjen e Gledis Krajës, ish-futbollist i “Vllaznisë”. Policia sqaron se 23-vjeçari gjatë një konflikti ka tentuar të vrasë me armë zjarri të modifikuar Denis Halilin, por aksidentalisht plumbat kanë kapur Gledis Krajën. Ndërkohë, mësohet se është shpallur në kërkim vëllai i tij Sebastian Smakaj dhe babai i tij,  si të përfshirë në këtë ngjarje. Po kështu, Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit si dhe në vendgjarje janë gjetur 18 gëzhoja.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku humbi jetën aksidentalisht nga përdorimi i armës së zjarrit shtetasi G. K., 23 vjeç. Fale reagimit në kohë të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta në bashkëpunim me FNSH dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur në rrethim zonën ku fshihej autori, si dhe pas negociatave me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e autorit të ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe më pas humbi jetën 23 vjeçari G.K. Vihet në pranga shtetasi S.S. 23 vjeç, banues në Shkodër Sekuestrohet edhe arma e zjarrit e modifikuar. Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimi i autorit, shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”. Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin D. H., ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi G.K., 23 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ngjarja e rëndë ndodhmbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku Gledis Kraja u ekzekutua me 14 plumba automatiku. Ai ishte duke udhëtuar me makinën e një shokut të tij, të llojit “Ford”, në lagjen Daniel Matlija, në momentin që u qëllua me breshëri plumbash. I riu u dërgua në spital, por ndërroi menjëherë jetë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denis halili ekzekutohet gledis kraja stjuart smakaj denis halili ekzekutohet gledis kraja stjuart smakaj

Sondazh

Poll