Aktualitet

Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19/ Humb jetën specalisti i drejtorisë arsimore, pësoi trompozë në mushkëri

18 Gusht 2020, 10:15 Nga DOSJA
Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19/ Humb jetën

TIRANË- Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19. Mësohet se ka humbur jetën specalisti i drejtorisë arsimore, 40-vjeçari Alfred Koçi. Ky i fundit ishte edhe muzikat, pas infektimit ka pësuar trompozë në mushkëri.  Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij,  Selman Hodaj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Cfare trishtimi. Te kishim djalin e papertuar, gojeembel, te qeshur, plot edukate e miresi. Nuk e fitove dot betejen me Coronen, madje ajo nuk kurseu as nenen tende. U perpoqa te jap zemer, por nuk munda dot me shume pasi zemra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshen 40- vjecare. Lamtumire i dashur Alfred Koci! Arsimi dhe Zyra e Tiranes, sot perjetojne nje dhimbje pa kufi. Mbase enderrat e tua per muziken do i vazhdosh ne parajse. Do kaloj sigurisht te vizitoj vendin ku do te prehesh perjetesisht.”, shprehet Koçi.

Ndërkohë, sot më herët ka ndërruar jetë edhe vëllai i Ylli Ndroqit, Lulzim Pasmaçiu. Ky i fundit ishte i shtruar në spitalin COVID-2, por nuk mundi të mbijetonte. Po kështu, nuk ka fituar betejën me COVID-19 edhe  ish-kryetari i Bashkisë së Lushjes, Albert Sanxhaku.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred koçi viktimat e covid ne shqiperi alfred koçi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll