Aktualitet

Ish-bashkëshortja i merr kujdestarinë e fëmijës, 50-vjeçari e rreh para zyrtarëve të Përmbarimit

18 Gusht 2020, 10:09 Nga DOSJA
Ish-bashkëshortja i merr kujdestarinë e fëmijës,

ELBASAN-Policia e Elbasanit ka arrestuar 50-vjeçarin me iniciale N.Ç, pasi ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit, që të ekzekutonin vendimin për kujdestarinë e vajzës së tij. Sipas policisë i riu ka dhunuar edhe gruan e tij, pasi kjo e fundit i ka marrë ligjërisht kujdestarinë e vajzës.

Njoftimi i Policisë:

Pengoi punonjësit e Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, ushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, vihet në pranga nga Policia 50-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

N. Ç., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen ‘Kongresi’, Elbasan, ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Elbasan dhe gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij duke e penguar në marrjen e kujdestarisë së fëmijës.

Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë në krye të detyrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës “.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arresohet 50-vjeçari policia e elbasanit arresohet 50-vjeçari policia e elbasanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2020, 08:37

KAVAJË- Ngjarje e rëndë në Kavajë. Ditën e sotme, gjatë një sherri për motive të dobëta 19-vjeçari me iniciale D.G ka plagosur me thikë gjyshin R.B....