Aktualitet

Lajmi i mirë për emigrantët në Greqi, shtyhet deri më 31 dhjetor vlefshmëria e pasaportave shqiptare

18 Gusht 2020, 09:53 Nga DOSJA
Lajmi i mirë për emigrantët në Greqi, shtyhet deri më

GREQI-Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka vendosur të njohë deri në fund të vitit, pasaportat e shqiptarëve, që skadojnë shpejt apo kanë skaduar tashmë. Vlefshmëria e tyre do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2020 dhe do të pranohet nga Qendrat e Shërbimeve të Emigrantëve për procedurat ligjore.

Vendimi i qeverisë greke është i nxitur nga pandemia, ku shumë qytetarë u kthyen në Shqipëri, për të aplikuar për pasaportat e reja. Ky fakt solli edhe radhët në Kapshticë dhe Kakavijë, për 4 ditë me radhë.

Përveç radhëve në pikat kufitare me Greqinë, situatë problematike u krijua edhe në Ambasadën Shqiptare në Athinë. Dosja.al komunikoi me Ministrinë e Jashtme, e cila bëri me dije, se në Ambasadën Shqiptare në Athinë, po kryhen 700 aplikime në ditë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e jashtme greke shtyhet vlefshmeria e pasaportave ministria e jashtme greke shtyhet vlefshmeria e pasaportave

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2020, 08:37

KAVAJË- Ngjarje e rëndë në Kavajë. Ditën e sotme, gjatë një sherri për motive të dobëta 19-vjeçari me iniciale D.G ka plagosur me thikë gjyshin R.B....