Aktualitet

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, besimtarët bektashinj fillojnë të grenë çadrat në malin e Tomorrit

18 Gusht 2020, 09:29 Nga DOSJA
Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, besimtarët bektashinj

BERAT-Teqeja e Kulmaku në malin e Tomorrit, ashtu si çdo vit, ka hapur edhe sot dyert për besimtarët bektashinj. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihen dhjetëra besimtarë, të cilët janë grumbulluar pranë Teqesë, ndërsa pritet që numri i tyre të shtohet.

Nga pamjet shihet se një pjesë e qytetarëve kanë ardhur edhe familjarisht, së bashku me fëmijët e vegjël. Pranë Teqesë ndodhen edhe tufat me qingja të cilët do të bëhen kurban nga besimtarët, ashtu siç është edhe riti. Po asht besimtarët kanë ngritur edhe çadrat, ku do të kalojnë 5 ditët.

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit zgjat për 5 ditë. Mijëra besimtarë bektashinj nga Shqipëria dhe diaspora, bëhen pjesë e pelegrinazhit çdo vit.

Gjatë 5 ditëve kryhen ritet fetare në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut, ku besimtarët falen për shëndet, mirësi e paqe në familje. Besimtarët ngrenë çadrat pranë vendit të shenjtë dhe bëjnë kurban një qingj në shenjë mirësie. Përtej kurbanit, një tjetër rit është edhe ngjitja në malin e Tomorrit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pelegrinazhi ne malin e tomorrit pelegrinazhi ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2020, 08:37

KAVAJË- Ngjarje e rëndë në Kavajë. Ditën e sotme, gjatë një sherri për motive të dobëta 19-vjeçari me iniciale D.G ka plagosur me thikë gjyshin R.B....