Aktualitet

Vrasja e Gledis Krajës në Shkodër/ I riu u vra aksidentalisht, Sebastian Smakaj qëlloi në drejtim të pronarit të mobileri

18 Gusht 2020, 09:17 Nga DOSJA
Vrasja e Gledis Krajës në Shkodër/ I riu u vra aksidentalisht,

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se i riu është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij, Sebastian Smakaj. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një konflikti mes Sebastian Smakajt dhe pronarit të një mobilerie.

Autori kishte porositur mobilie për shtëpinë në një kompani në Shkodër. Kur porosia e mobilieve i mbërriti poshtë pallatit, në lagjen Qafëhardhi, Smajku debatoi me shoferin e kamionit, për shkak se ishte bllokuar rruga. Më pas, aty mbërriti edhe pronari i kompanisë së mobilieve, me të cilin autori vazhdoi debatin. Pak minuta më vonë Sebastian Smakaj mori një armë zjarri automatik kallashnikov dhe qëlloi në drejtim të pronarit të mobilieve, por disa nga plumbat kapën 23-vjeçarin, Gledis Krajën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku Gledis Kraja u ekzekutua me 14 plumba automatiku. Ai ishte duke udhëtuar me makinën e një shokut të tij, të llojit “Ford”, në lagjen Daniel Matlija, në momentin që u qëllua me breshëri plumbash. I riu u dërgua në spital, por ndërroi menjëherë jetë. Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim, Sebastian Smakaj dhe vëllain e tij, Stujartin. Këta të fundit u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë ngjyrë gri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet gledis kraja sebastian smakaj ekzekutohet gledis kraja sebastian smakaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2020, 08:37

KAVAJË- Ngjarje e rëndë në Kavajë. Ditën e sotme, gjatë një sherri për motive të dobëta 19-vjeçari me iniciale D.G ka plagosur me thikë gjyshin R.B....