Aktualitet

18 Gusht 2020, 05:57 Nga DOSJA

SHKODËR– Stjuart Smakaj, 23 vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se ka vrarë mikun e tij të ngushtë, Gledis Krajën. Policia e Shkodrës, përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se teksa kanë kaluar më shumë se 16 orë nga krimi i rëndë është arrestuar 23-vjeçari Smakaj, mik me viktimën.

Fillimisht efektivët kanë pikasur zonën ku fshihej Stjuart Smakaj, dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim. Pas thirrjeve të vazhdueshme dhe negociatave me familjarët, Stjuart Smakaj ka dalë dhe është paraqitur para efektivëve.

Mësohet se ka qenë vetë 23-vjeçari, ai që e ka marrë përsipër vrasjen e Gledis Krajës.

“E kam vrarë unë,”– mësohet të ketë thënë Smakaj. Nga Policia e Shkodrës,ë shtë sekuestruar edhe arma me të cilën u vra ish-futbollisti i ekipit “Vallznia”, të cilën e shikoni në foto, si dhe 18 gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes. Tashmë në kërkim për ngjarjen është shpallur vëllai i 23-vjeçarit Smakaj, Sebastiani, 29 vjeç, dhe babai i tyre. Këta të dy dyshohet se i kanë ofruar strehë dhe kanë fshehur Stjuart Smakajn pas krimit.

Si ndodhi vrasja e Gledis Krajës?

Një natë më parë, në orën 21:55, dy vëllezërit Smakaj, Sebastian dhe Stjuart po merrnin mobiliet që kishin porositur për shtëpinë e tyre në një komopani mobilerie në Shkodër. Kamioni me mobileritë ka mbërritur poshtë pallatit, në lagjen ‘Daniel Matlija’, ku dhe banonte familja Smakaj. Në këtë moment, Stjuart Smakaj, që tashmë është vënë në pranga ka nisur të debatojë me shoferin e kamionit, pasi kishte bllokuar rrugën.

Pas debateve të forta, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe pronari i mobilerisë ku kishte bërë porosinë familja Smakaj, për të qetësuar situatën. Por me mbërritjen e Denis Halilit, ‘gjakrat’ janë nxehur.

Më pas, Stjuart Smakaj ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik dhe ka ardhur në drejtim të Halilit. Smakaj ka zbrazur plot 18 plumba në drejtim të pronarit të mobilerisë, por një prej tyre ka përfunduar në shpatullën e shokut të tij, Gledis Kraja. Ky i fundit ndodhej në një automjet të llojit “Ford”, me targa AA472KU, mjet i cili ishte i një kompanie që ofronte shërbime dezinfektimi, dhe rezultonte në emër të kompanisë ku ishte punësuar Gledis Kraja, pasi kishte hequr dorë nga futbolli.

Pas këtij momenti Gledis Kraja është dërguar në spitalin e Shkodrës, nga vetë vëllai i Stjuart Smakajt, Sebastiani, 29 vjeç. Por, pa kaluar pak minuta, 23-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Kur kanë marrë vesh këtë lajm, të dy vëllezërit u larguan për t’u fshehur, me anë të një automjeti të llojit “Peugeot”. Paraprakisht u raportua se ishte Sebastian Smakaj ai që kishte qëlluar, ndërsa hetimet vërtetuan se në fakt autori ishte djali i vogël i familjes, Stjuarti.

Kush ishte viktima Gledis Kraja?

Gledis Kraja, 23 vjeç, i ishte dedikuar prej vitesh futbollit dhe deri në vitin 2013 ishte angazhuar me ekipin “Vllaznia”. Ai nuk njihej si person problematik në zonë, ndërsa pasi kishte hequr dorë nga futbolli, punonte në një kompani dezinfektimi, brenda makinës së të cilës mori edhe plumbin fatal.

Kush janë vëllzërit Smakaj, Sebastiani dhe Stjuarti?

Sebastian Smakaj është kampion në sportin e arteve marciale Taekwondo, në vitin 2014 për peshën 80 kilogramë, kurse autori Stjuart Smakaj është një person me precedentë penalë. Në vitin 2015 ai u arrestua së bashku me 3 persona të tjerë, pasi sulmuan tre punonjës policie me levë hekuri dhe sende të tjera metalike duke i plagosur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne shkoder ekzekutohet gledis kraja sebastian smakaj stjuart smakaj atentat ne shkoder ekzekutohet gledis kraja sebastian smakaj stjuart smakaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:36

SHQIPËRI-Lumi i Shalës është një ndër vendet turistike, që preferohet shumë jo vetëm nga shqiptarët por edhe turistët e huaj. Vitin e fundit ky vend është ...