Aktualitet

18 Gusht 2020, 05:36 Nga DOSJA

SHQIPËRI-Lumi i Shalës është një ndër vendet turistike, që preferohet shumë jo vetëm nga shqiptarët por edhe turistët e huaj. Vitin e fundit ky vend është vizituar nga shumë turistë, që në fakt kanë lënë “gjurmët” e tyre. Edhe kjo bukuri e rrallë natyrore shqiptare ka filluar të ndotet. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga JOQ,  ujrat e liqenit të Komanit, por edhe të lumit të Shalës janë mbuluar nga plehrat. Këto të fundit janë hedhur nga turistët, në çdo cep të lumit, saqë mbeturinat vende vende janë bërë dhe grumbull.

Por jo vetëm kaq, Lumi i Shalës është bërë edhe burim infeksioni, sa i përket COVID-19. Turistët nuk i frikësohen virusit, por qëndrojnë afër njëri-tjetrit, madje ia marrin edhe vallles. Situata shihet qartë në videon e mëposhtme. Pa maska dhe duke mos ruajtur distancimin social, turistët shijojnë këtë bukuri natyrore.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndotet lumi i shalës ndotet lumi i shalës

Sondazh

Poll