Aktualitet

U qëllua me 14 plumba automatiku, ky është Gledis Kraja, i riu që u ezkekutua sot në Shkodër

17 Gusht 2020, 20:41 Nga DOSJA
U qëllua me 14 plumba automatiku, ky është Gledis Kraja, i riu

SHKODËR– Personi që po shikoni në foto është Gledis Kraja, 23-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Dosja.al mëson se i riu Kraja, është qëlluar me 14 plumba automatiku.

Mësohet se viktima Kraja, ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në këtë lagje, në momentin që iu bë atentati. Autori, gjithashtu, mësohet se ka qenë në një tjetër automjet, në momentin që ka qëlluar me automatik, drejt makinës së Krajës.

23-vjeçari u dërgua në spitalin e Shkodrës, pak momente pasi u qëllua, por nuk ka arritur të mbijetojë dot dhe ndërroi jetë. Paraprakisht dyshohet se atentati ka ardhur pas një sherri për motive të dobëta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet gledis kraja gledis kraja ekzekutohet gledis kraja gledis kraja

Sondazh

Poll