Aktualitet

FOTOT/ Xhamat shoshë nga plumbat, kjo është makina ku u ekzekutua me breshëri Gledis Kraja, mjeti i një kompanie që bënte

17 Gusht 2020, 21:30 Nga DOSJA
FOTOT/ Xhamat shoshë nga plumbat, kjo është makina ku u ekzekutua

SHKODËR– Makina që po shikoni është pikërisht makina brenda të cilës u ekzekutua Gledis Kraja, 23 vjeç.

Siç shihet edhe nga mbishkrimi “Dizinfektim- Dezinsektim- Deratizim”’, makina me të cilën udhëtonte viktima, i përket një kompanie që ofron shëbrbime dezinfektimi, dhe rezulton në emër të një shoku të 23-vjeçarit të vrarë. Xhamat janë bërë shoshë nga 14 plumbat e automatikut.

Gledis Kraja u ekzekutua mbrëmjen e sotme me 14 plumba automatiku. Ai ishte me makinën e një shokut të tij, të llojit “Ford”, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, në momentin që u qëllua me breshëri plumbash. i riu u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Në kërkim për krimin e rëndë është shpallur Sebastian Smakaj. Ky i fundit bashkë me të vëllanë ishin miq me 23-vjeçarin që kishte qenë edhe futbollist.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet gledis kraja gledis kraja sebastian smakaj ekzekutohet gledis kraja gledis kraja sebastian smakaj

Sondazh

Poll