Aktualitet

DETAJE/ Gledis Kraja që u ekzekutua mbrëmjen e sotme ishte futbollist, deri në vitin 2013 u angazhua me ekipin ‘Vllaznia’

17 Gusht 2020, 20:58 Nga DOSJA

SHKODËRDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me jetën e 23-vjeçarit, Gledis Kraja, i cili mbremjen e sotme u ekzekutua me 14 plumba automatiku në Shkodër. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, Kraja ishte i regjistruar në faqen zyrtare të FSHF-së.

Mësohet se deri në vitin 2013, Kraja ka qenë i angazhuar me ekipin e qytetit të Shkodrës ‘Vllaznia’.

Gledis Kraja u ekzekutua mbrëmjen e sotme me 14 plumba automatiku. Ai ishte me makinën e një shokut të tij, të llojit “Ford”, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, në momentin që u qëllua me breshëri plumbash. i riu u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet gledis kraja gledis kraja ekzekutohet gledis kraja gledis kraja

Sondazh

Poll