Aktualitet

U qëllua me automatik, vdes i riu Gledis Kraja, atentati iu bë teksa lëvizte me makinë

17 Gusht 2020, 20:27 Nga DOSJA
U qëllua me automatik, vdes i riu Gledis Kraja, atentati iu bë teksa

SHKODËR- Gledis Kraja, i riu që u qëllua me automatik mbrëmjen e somte ka ndërruar jetë. Dosja.al mëson se Kraja nuk i ka mbijetuar dot atentatit që iu më me automatik mbrëmjen e sotme dhe ka vdekur.

Krajës iu bë pritë teksa lëvizte me automjetin e trij në lagjen Qafëhardhi në Shkodër. Disa persona, ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me automatik.

I riu Gledis Kraja është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dot palgëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen autorët e ngjarjes dhe shkaqet që e sollën këtë atentat.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh prova.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll