Politike

‘Dhuro një abetare’/ Kastriot Dervishi: Kuvendi duhet të bëjë kurs intesiv për shkresat zyrtare (Foto)

10 Prill 2019, 11:57 Nga DOSJA
‘Dhuro një abetare’/ Kastriot Dervishi: Kuvendi duhet të

TIRANË- Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shkruan se Kuvendi i Shqipërisë është institucioni i parë që shkel ligjin në përpilimin e shkresave zyrtare.

Shkak për këtë është “koka” e një shkrese të Kuvendit ku koka është shkruar gabim, dhe në vend që të shkruhet institucioni është shkruar posti i “Zëvendës kryetares”.

Reagimi i plotë:

Asnjë shkresë zyrtare nuk e bëjnë si duhet
Kuvendi i Shqipërisë, është i pari që shkel ligjin në përpilimin e shkresave zyrtare. Nuk ka se si të mos japë shembullin e keq. Jemi apo s’jemi në kohën e administratës më shkatarraqe që kemi pasur? “Zëvendëskryetarja”, këtë rast, apo kryetari e sekretari i përgjithshëm në raste të tjera, nuk janë institucione, por zyrtarë. Kësisoj funksioni nuk vendoset në kokat e shkresave zyrtare (është për institucionin aty), por vetëm në pjesën e poshtme nënshkruese. Ec e të flasësh me këta për njohje ligji pastaj. Këta janë për kurs intensiv shkresash të gjithë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gabime drejtshkrimore kastriot dervishi kuvendi i shqiperise gabime drejtshkrimore kastriot dervishi kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll