Politike

Grabitja në Rinas, Basha: Shteti ka rënë, qeveria nxit krimin! Në protestë më 13 prill

10 Prill 2019, 12:08 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Basha: Shteti ka rënë, qeveria nxit krimin!

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë urgjente lidhur me grabitjen e djeshme në Rinas, dhe me protestën e 13 prillit.

Basha tha se shteti ka rënë për shkak të lidhjeve që ka shteti me krimin. Kryedemokrati e shfytëzoi këtë dalje për mediat për t’ju bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 13 prillit.

Kur grabitet në Rinas ku siguria është maksimale, merreni vetë me mend. Shqipëria, bazë operacionesh për rrjetet kriminale. Qeveria nxit krimin. Siguria kombëtare është rrezikuar. Shteti ka rënë nga pakti mes krimit dhe qeverisë. Prandaj jemi në emergjencë kombëtare, duhet të ngrihemi në protestën e 13 prillit. Policia sulmon qytetarët e thjesht.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja ne rinas lulzim basha protesta e opozites 13 prill grabitja ne rinas lulzim basha protesta e opozites 13 prill

Sondazh

Poll