Politike

Padia për shpifje/ Basha dhe Rama ‘përplasen’ në Gjykatë, palët kundërshtojnë pajtimin

10 Prill 2019, 10:55 Nga DOSJA
Padia për shpifje/ Basha dhe Rama ‘përplasen’ në

TIRANË–  Është zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, seanca e parë e padisë për shpifje e kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Të pranishëm në seancën e sotme, nuk kanë qënë as Rama dhe as Basha, të cilët kanë zgjedhur që të përfaqësohen nga avokatët e tyre. Gjyqtari i çështjes Flamur Kapllani ka njohur palët me akuzat duke dhënë edhe mundësinë e pajtimit të palëve, gjë që nuk është pranuar. 

Padia e Ramës është dorëzuar pas statusit të Bashës për çështjen “Babale”, shpifje për të cilën kryeministri Rama kërkon një dëmshpërblim prej 1 milion lekësh. Seanca e radhës do të zhvillohet me datë 22 maj në orën 12:00.

Kryeministri Rama ka akuzuar për herë të katërt kryedemokratin Basha për shpifje në disa deklarata publike në adresë të tij. Dy herë të tjera Rama ka paditur liderin historik të PD-së, Sali Berishën. Të gjashta paditë, Edi Rama i ka bërë për “shkaktim dëmi”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale edi rama gjykata e tiranes lulzim basha rama padit bashen dosja babale edi rama gjykata e tiranes lulzim basha rama padit bashen

Sondazh

Poll