Aktualitet

Organizuan dasma dhe festa në lokalet e tyre, gjobiten me nga 10 mln lekë 4 pronarë në Korçë

17 Gusht 2020, 08:24 Nga DOSJA
Organizuan dasma dhe festa në lokalet e tyre, gjobiten me nga 10 mln

KORÇË- 4 pronarë lokalesh janë gjobitur në Korçë me nga 10 milionë lekë, pasi kanë shkelur protokollin e sigurisë. Sipas policisë pronarët kishin organizuar ceremoni festive në lokalet e tyre. Personat e gjobitur janë: R. K, R. T, S. F dhe G.K

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Evidentohen 4 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë. Ndëshkohen me 1 milion lekë gjobë pronarët e 4 lokaleve të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariateve të Policisë Korçë e Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar katër ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Në Korçë, janë konstatuar konkretisht:
– Subjekti lokal në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit R. K;
– Subjekti restorant përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht (km 6) në pronësi të shtetasit R. T;
– Subjekti restorant në rrugën nacionale Korçë-Bilisht (km 5) në pronësi të shtetasve S. F., dhe F. F;
Në Pogradec, u konstatua
-Subjekti në lagjen nr. 2, në pronësi të shtetasit G. K., të katërta duke zhvilluar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë, kanë vendosur ndaj pronarëve të tyre masën administrative 1 milionë lekë secilit.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat e covid-19 masat e covid-19

Sondazh

Poll