Bota

Publikohet imazhi i parë i vrimës së zezë

10 Prill 2019, 13:46 Nga DOSJA
Publikohet imazhi i parë i vrimës së zezë

Vrima e zezë është 500 milionë trilion km larg dhe u fotografua nga një rrjet prej tetë teleskopëve në të gjithë botën. Detajet janë botuar sot në faqen zyrtare të Letrave Astrofizike.

Profesori Heino Falcke, nga Universiteti Radboud në Holandë, i cili propozoi eksperimentin, për BBC News tha se vrima e zezë u gjet në një galaktikë të quajtur M87.

“Ajo që shohim është më e madhe sesa madhësia e gjithë sistemit tonë diellor. Ajo ka një masë 6.5 miliardë herë më të madhe se ajo e Diellit dhe është një nga vrimat më e madhe e zezë që mendojmë se ekziston. Është një përbindësh absolut në Univers.”– tha ai.

Imazhi tregon një “unazë zjarri” intensivisht të ndritshme, siç e përshkruan profesor Falcke. Drita është më e ndritshme se miliarda yje në galaktikën tonë, prandaj mund të shihet në një distancë të tillë nga Toka.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota galaktika m87 profesori heino falcke vrima e zeze galaktika m87 profesori heino falcke vrima e zeze

Sondazh

Poll