Sport

17 Gusht 2020, 08:53 Nga DOSJA

TIRANË-Tefik Osmani i ka dhënë fund me futbollin e luajtur në moshën 35-vjeçare teksa nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë ata që e kanë shoqëruar në këtë rrugëtim si trajnerë, presidentë, shokë skuadre e tifozë. Mbrojtësi që në sezonin e fundit ishte pjesë e Tiranës, ku edhe u shpall kampion, e nis mesazhin me nostalgji ndërsa kujton fillimin e tij teksa përmend edhe klubet ku ka bërë pjesë.

Korçari ka një karrierë të gjatë në klubet shqiptare, por ka provuar edhe eksperienca jashtë vendit siç ka qenë aktivizimi me Zaporozhia në Ukrainë. Gjithashtu, Osmani ka qenë pjesë edhe e ekipit kombëtar dhe me kuqezinjtë ka regjistruar 12 paraqitje.

Gjatë karrierës së tij, Osmani është shpallur kampion i Shqipërisë me tre skuadra të ndryshme. Elbasanin, Tiranën dhe Skënderbeun.

Postimi i Tefik Osmanit:

Si cdo femije i vogel dhe une kam patur enderr qe te luaja futboll por kete dite nuk e kisha enderruar kurre… Mbaj mend shume gjera por momenti me i bukur eshte kur babai im me ka cuar me biciklete te stadiumi Skenderbeut kur une isha vetem 8 vjec, Nga ktu filllojne endrrat e mia, kur luajta me Skenderbeun,Bylis,Tomorri,Elbasani,Metalurg Zaporozhe,Partizani,Tirana,Teuta,Vllaznia. Emocion i madh ka qene kur vesha fanellen e kombetares U15 U17 U19 U21 A te Shqiperise. Dua te falenderoj te gjithe Tranjeret qe me kane stervitur dhe edukuar. Dua te falenderoj te gjithe Lojtaret qe un kam luajtur. Dua te falenderoj te gjithe Presidentet. Ne fund falenderoj te gjithe tifozat si ata qe me kane perkrahur por dhe ata kundershtare pa ju kjo loje nuk do ishte kaq e bukur dhe me emocion. Faleminderit nga Tefik Osmani

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport tefik osmani tirana tefik osmani tirana

Sondazh

Poll