Sport

Ylli i Bayern Munich blen shtëpi në Liverpool,megjithatë klubet po bisedojnë për çmimin e lojtarit

16 Gusht 2020, 13:52 Nga DOSJA
Ylli i Bayern Munich blen shtëpi në Liverpool,megjithatë klubet

GJERMANI-“Ylli” i Bayernit të Mynihut, Thiago Alcantara, tashmë ka gjetur shtëpi në Liverpool dhe ashtë gati të nisë të jetojë aty. Sipas “RMC Sport”, 29-vjeçari spanjoll tashmë ka rënë dakord me kampionët e Anglisë për të nënshkruar kontratë katërvjeçare këtë verë.Thiago u ka thënë shokëve të tij të Bayernit se do të bashkohet me ekipin e Jurgen Klopp pasi të përfundojë fushata e tyre në Champions League.

Por klubet nuk janë akoma dakord për çmimin që duhet të paguajnë “The Reds”. Bavarezët kërkojnë një shumë rreth 25-30 milionë euro.Vetë lojtari është i bindur për të luajtur në Premier League dhe thuhet se është me shpresë se transferimi i tij në “Anfield” mund të përfundojë së shpejti.

Manchester City gjithashtu ka qenë i lidhur me lojtarin, por “Sportsmail” siguron që Citizens nuk kanë më asnjë interes për lojtarin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich liverpool thiago alcantara bayern munich liverpool thiago alcantara

Sondazh

Poll