Sport

VIDEO/ Manchester United nuk ja del dot, Sevilla konfrimohet eksperte e Europa League dhe kalon në finale

16 Gusht 2020, 21:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Manchester United nuk ja del dot, Sevilla konfrimohet eksperte e Europa

GJERMANI-Sevilla është finalistja e parë e Europa Leagues, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 2-1 ndaj Manchester United në sfidën gjysmëfinale të zhvilluar mbrëmjen e sotme në “RheinEnergieStadion” të qytetin të Kolnit.“Djajtë e kuq” ishin favoritë në këtë sfidë dhe shënuan golin e avantazhit që në minutën e 9’, kur fantazisti portugez Bruno Fernandes ekzekutoi saktë një 11-metërsh, ndërsa më pas shpërdoruan edhe mundësi të mira për të dyfishuar shifrat.

Andaluzianët e drejtuar nga Julen Lopetegui rikthyen baraspeshën në minutën e 26’, me golin e shënuar nga sulmuesi i afruar në muajin janar nga Milani, Suso, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në shifrat 1-1.Sevilla gjeti golin me vlerën e kalimit në finale, në minutën e 78’ me anë të sulmuesit holandez De Jong.

Andaluzianët bëhen kështu skuadra e parë finalist e Europa Leagues dhe do të presin mbrëmjen e nesërme për të mësuar kundërshtarin, që do të dalë nga përballja mes Interit dhe Shakhtar Donetskut.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league manchester united sevilla europa league manchester united sevilla

Sondazh

Poll