Sport

VIDEO/ “Paqe” mes Contes dhe Zhang, presidenti i Interit dhe trajneri takohen para ndeshjes me Shakhtar Donetsk

16 Gusht 2020, 17:48 Nga DOSJA
VIDEO/ “Paqe” mes Contes dhe Zhang, presidenti i Interit dhe

GJERMANI-Inter është gati për t’u përballur me Shakhtar Donetsk në gjysmëfinalen e Europa Leagues, ndërsa synimi i zikaltërve është jo vetëm kalimi në finale, por edhe të sjellin në Milano trofeun e dytë më të rëndësishëm europian për klube.

Skuadra është e grumbulluar prej ditësh në qytetin e Dusseldorfit, ndërsa sot me Conten e futbollistët janë bashkuar edhe presidenti Steven Zhang dhe njerëzit e merkatos Piero Ausilio e Dario Baccin.Menjëherë pasi ka mbërritur në hotelin ku është grumbulluar skuadra, presidenti i klubit zikaltër ka takuar dhe përqafuar trajnerin Antonio Conte.

28-vjeçari kinez ka vendosur t’i qëndrojë pranë skuadrës dhe ta mbështesë në misionin europian dhe vetëm më pas do të ulet me trajnerin dhe njerëzit e merkatos, për të diskutuar mbi emrat që pritet t’u bashkohen zikaltërve për sezonin e ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter steven zhang antonio conte inter steven zhang

Sondazh

Poll