Sport

Gati 800 milionë euro shpenzime dhe asnjë gjysmëfinale, Guardiola me City-n në Champions është katastrofë

16 Gusht 2020, 13:25 Nga DOSJA
Gati 800 milionë euro shpenzime dhe asnjë gjysmëfinale, Guardiola

ANGLI-Edhe ky sezon është mbyllur me zhgënjim për Manchester City-n e Guardiolës. Dështimi këtë herë është edhe më i madh pasi u eleminuan ndaj një kundërshtari si Lyon që në letër padyshim ishte më i dobët. Në katër vitet e tij në “Etihad”, Guardiola nuk ka qenë në gjendje të drejtojë City-n drejt gjysmëfinales, pavarësisht se ka shpenzuar 778 milionë euro për të afruar lojtarët që donte.

Në sezonin e tij të parë, Guardiola pa skuadrën e tij të eliminohej nga Monaco në fazën e 1/16. Në dy vitet e tjera ekipi i Guardiolës u mund nga dy skuadra angleze si Liverpool dhe Totthenahm në vitin 2019.

Manuel Pellegrini ishte trajner i fundit dhe i vetmi i Cityt që arriti në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e bërë këtë në sezonin 2015/16.

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport guardiola manchester city guardiola manchester city

Sondazh

Poll